Zhvendosje e fortë majtas në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë më 14 shkurt 2021 përfunduani me fitoren gjithëpërfshirëse në shkallë tektonike me zgjedhjen e krahut të majtë, respektivisht Lëvizjes Vetëvendosje (VV).


Në një garë të rreptë VV thelloi fitoren me një përqindje prej 25 pikësh - nga 25 përqind sa kiste në zgjedhjet e fundit në vitin 2019 në 50. 28 përqind. Shumë prapa saj, vjen partia e mundur rënd e ashtuquajtur "partia e qendrës së djathtë" PDK (Partia Demokratike e Kosovës), e themeluar nga Hashim Thaçi, dhe atë me 17.%.

Partia jetëgjatë e spektrit qytetar-konservator, që kishte qenë pothuajse vazhdimisht në pushtet, LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës, partia motër e CDU-së gjermane) që në listë ishte edhe Aleancën e Kosovës së Re (AKR) të multimilarderit Behgjet Pacolli, tani mezi arriti kuotën prej 13.4 përqind. Edhe AAK (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) e krahut të djathtë, e ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj ngeli tek 7.%. Nisma-Sozialdemokrate arriti vetëm 2.6% dhe për këtë arsye nuk do të përfaqësohet në Parlament.

Sipas statusit aktual, VV mund të llogarisë në 58 nga 120 vendet sa ka parlamenti. Është tashmë e sigurtë se, nga radhët e 20 parlamentarëve që zgjidhen me çelësin e përkatësisë minoritare nacinale (serbë, romë, goranë, ashkali deh egjiptas), do të jenë vota të mjaftueshme për të formuar një qeveri të re me një shumicë absolute.

Kjo shënoi një përmbysje të rëndësishme pas qeverisjes së shkurtër të Kurtit midis muajit shkurt dhe qershorit 2020. Administrata e tij, e cila ishte e varur nga mbështetja LDK-së, u përmbys gjatë një manovre të nxitur nga ish-Presidenti i SHBA Trump. Kjo shkaktoi zgjedhjet e parakohshme.

VV doli të ishte zgjedhja dërrmuese e të rinjve (gjysma e popullsisë në Kosovë është nën moshën 25 vjeç), por edhe ajo e punëtorëve dhe pronarëve të vegjël. Në të gjitha qytetet kryesore, VV fitoi me një diferencë të madhe. Në kryeqytet - në Prishtinë, VV fitoi me 64 përqind. Por ajo gjithashtu fitoi në të gjitha qytetet e rëndësishme si Prizeren, Ferizaj, Pejë, Gjilan Gjakovë e Mitrovicë.

Punëtorët, gratë dhe të rinjtë e Kosovës kanë pritje të mëdha nga qeverisja e VV-së.

Rezultati i zgjedhjeve do të ishte edhe më i thellë në favor të VV, poqëse KQZ-ja nuk do t’i trajtonte si të pavlefshme (pa farë shkasi real) shumë vota të mërgatës, që ishin dërguar me postë. Dihet që shumica e emigrantëve shqiptarë dhe punëtorëve shqiptarë në Zvicër, Austri, Gjermani dhe Britani të Madhe mbështesin VV-në. Sidoqoftë, përmes një procedure jashtëzakonisht të komplikuar, autoritetet shtetërore në mënyrë efektive refuzuan shumë punëtorë nga këto vende, dke ua pamundësuar votimin. Zgjedhja e internetit ishte diçka për specialistët. Pasi që pas hedhjes së votës elektronike, këta votues duhej të ishin të arritshëm përmes telefonit për komisionin zgjedhor KQZ. Kjo i hapi derën manipulimit. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte pak më shumë se 44%. Kjo ishte pak më shumë se në zgjedhjet e fundit. Kosova zyrtarisht ka 1.8 milion banorë.

Kandidati i pozicionuar në krye të Listës së VV-së, Albin Kurti, konsiderohet një folës karizmatik; ai arriti më shumë se 370,000 vota të preferencave personale. Kjo është më larg më shumë sesa kishte lideri-legjendë Ibrahim Rugova në vitin 2001.
VV e cilëson veten si një parti socialdemokrate. Megjithëse rrënjët e saj kryesore duhet të gjenden në Lëvizjen nacionaliste të krahut të majtë popullor që çoi në pavarësinë e Kosovës, politika e Kurtit përqendrohet në çështjet shoqërore. Kjo është pikërisht arsyeja kryesore e fluksit dramatik të të aderuarve në këtë forcë politike.

Programi VV, në esencë, është social-demokrat (i majtë) dhe reformist; ai në realitet është një program premtues reformash që adreson disa nga nevojat themelore të klasës punëtore dhe rinisë. Përmes tij nxitet fundi i privatizimit të resurseve të rëndësishme dhe burimeve natyrore në Kosovë. Kërkesat e mëtejshme janë: rritja drastike e pagës minimale, aplikimi i sigurimit shëndetësor i obligueshëm me ligj dhe ai i kasës së sigurimit për të papunët; pastaj mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në vendin e punës dhe kontrollet e sigurisë së punës, rritja e pensioneve dhe paga e barabart për punë të barabartë. Kjo e fundit u dedikohej veçanërisht grave. Pjesëmarrja e grave të reja që votuan për VV është më e lartë se 60%. Sidomos kërkesat që ofronte ë programin e saj VV e që ishin në favor të punëtorëve dhe të rinjve, sollën votat të shumta.

Të gjitha këto kërkesa, sado modeste, që përbëjnë thelbin e reformës, janë shumë të nevojshme, sepse Kosova është vendi më i varfër në Evropë. Sipas Bankës Botërore, 30% e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë (të ardhura nën 1.37 euro në ditë madje edhe për të rritur) dhe 12%, madje edhe nën kufirin e varfërisë ekstreme (të ardhura nën 0.93 euro në ditë).

Mbi të gjitha, janë ët prekur të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, banorët e qyteteve dhe komuniteteve të vogla ose të viseve të largëta dhe anëtarët e pakicave joserbe, të tilla si romët ose goranët. Varfëria në Kosovë prek edhe fusha të tjera: edukimin dhe arsimin që janë të nënfinancuara, dhe shkollat mësohen në tre deri në katër ndërrime. Të dhënat shëndetësore të banorëve janë ndër më të këqijat në Evropën Juglindore. Kjo tani vihet re veçanërisht në pandeminë e koronës. Kosova është një pikë e nxehtë e koronës. "Punëdhënësit" më të mëdhenj në Prishtinë janë qendrat e thirrjeve telefonike (Call Center). Puna në këto qendra kryhet në hapësira të ngushta, e jo ët përshtatshme për punë të kësaj natyre.

Në Kosovë, euro është monedha kombëtare, çmimet janë kryesisht të krahasueshme me ato në Evropën Qendrore, përveç kafesë dhe cigareve. Papunësia është në nivelin 30%, që është vetëm një shifër zyrtare. Në të vërtetë, në veçanti të rinjtë, nuk paraqiten fare tek autoritetet, rspektivisht enti i të papunëve. E para dhe më e rëndësishmja, Kurti ka premtuar "punë" dhe "paga më të mira". Mbi të gjitha, ai dëshiron të luftojë mafian. e cila, sipas asaj që ai ka pohuarj, "jeton në luks, pastron para dhe paguan dobët punëtorët".

Procesi kapitalist i privatizimit, që nga vitet 1990, ishte dhe mbetet e keqe e madhe, katastrofë absolute për Kosovën. Investitorët kryesorë janë korporatat turke, amerikane dhe gjermane si dhe bankat gjermane dhe austriake. Në të njëjtën kohë, strukturat e forta mafioze pengojnë zhvillimin. Korrupsioni dhe prapambetja përcaktojnë sjelljen dhe veprimet e qeverisë në të gjitha nivelet.

Kompania turke Limak para disa vitesh futi në dorë aeroportin "Adem Jashari" afër Prishtinës. Edhe këtu, pagat u ulën dhe punëtorët u bënë të tepërt. Në vitin 2010, një grevë në aeroport u shtyp me forcë. Arrestimi i punionistëve u transmetua drejtpërdrejt në televizion. Ky veprim duhej të sinjalizonte se çfarë mund të ndodhë me punëtorët rezistentë. Sidoqoftë, privatizimi i "Postës dhe Telekomunikacionit" (PTK) dështoi meqë ndërlidhej me një kompani të dyshimtë nga Hamburgu. Punëtorët qenë kërcënuar me një grevë pa afat të pacaktuar. Qeveria duhet të ketë ndalur atbotë energjinë elektrike. Për disa vite ka pasur një riaktivizim dhe radikalizim të caktuar të lëvizjes sindikale, e cila tani reflektohet edhe me fitoren e zgjedhjeve nga ana e VV-së.

Gjatë fushatës zgjedhore, Kurti foli kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike dhe pasurisë kombëtare, të tilla si ajo e Trepçës në veri të Kosovës. Trepça dikur ishte kompania e tretë më e madhja për nxjerrjen e kromit, nikelit, bakrit dhe plumbit në nivel botëror. 20,000 punëtorë dikur kanë punuar në Mitrovicë dhe rrethinë, në nxjerrjen dhe përpunimin e lndës së parë brenda kornizës së një kombinati shtetëror.

Si më tutje?

Në Kosovë, një parti me një program social-demokrat (e majtë) fitoi zgjedhjet. Thembra e Akilit është se, megithatë VV nuk dëshiron të shkëputet nga kapitalizmi. Edhe kërkesat modeste të reformave në interes të punëtorëve dhe të rinjve janë të papajtueshme me kapitalizmin e dobët të Kosovës. Prandaj është urgjentisht e nevojshme të forcohet fraksioni i majtë në VV dhe të ankorohen idetë marksiste. Zyrtarisht pretendohet se nuk ka fraksione në VV. Por kjo nuk është e vërteta e plotë.

VV-ja e cila doli nga një traditë radikale e majtë-nacionaliste, është një aleancë midis forcave të ndryshme shoqërore. Tani gëzon mbështetjen e klasës punëtore dhe të rinjve. Ngritja e një fraksioni të vërtetë marksist sipas traditës së Leninit dhe Trockit brenda dhe jashtë VV, është gjithnjë e më urgjente, veçanërisht pasi udhëheqja e VV-së, posa të jetë në qeveri, do të jetë nën një presion të madh për të hequr dorë nga programi i saj i reformës . Ky presion do të vijë nga elementët më konservatorë brenda partisë, por edhe nga ndikimi imperialist.

Kjo kontradiktë është tashmë e dukshme, kur shikohet lista zgjedhore e VV-së, e cila gjithashtu përmbante kandidatë me një formim shumë borgjez dhe konservator, përfshirë njerëz si presidentja ei përkohshme e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte larguar nga LDK-ja. Ngritja e një rryme të vërtetë marksiste bazuar në traditat e Leninit dhe Trockit brenda dhe jashtë VV-së, prandaj është nevojë imanente.

Pavarësisht kësaj që u tha më lart, fitorja zgjedhore e VV-së është një hap i rëndësishëm përpara. Madje edhe për rajonin. Një parti me një program progresiv ka kohë që nuk ka fituar zgjedhjet. Kjo mund të ketë efekte pozitive në të gjithë rajonin.

Sidoqoftë, ende mund të ketë tensione masive në Kosovë. Situata është larg të qenunit e qëndrueshme dhe ajo mund të shpërthejë, nëse ka një përpjekje për ta mbajtur Kurtin larg qeverisë. Për shkak se Komisioni zgjedhor (KQZ) ka hequr tre kandidatë të VV nga lista zgjedhore, përfshirë Albin Kurtin. Arsyeja: një incident që përfshin përdorimin e gazit lotsjellës nga anëtarët e VV në Parlament në vitin 2018. Sipas pikëpamjes së KQZ, Kurti nuk do të duhej të bëhej kryeministër. Por tani Kurti ka marrë shumicën e votave qytetare. Nëse KQZ qëndron në këndvështrimin e tij, kjo mund të çojë në tensione masive. Protestat masive dhe një grevë e përgjithshme, do të ishin përgjigjja e mundshme. Sidoqoftë, KQZ nuk ka gjasa të këmbëngule për këtë qëndrim. Përndryshe, duke pasur parasysh tensionet e mëdha shoqërore, do të ekzistonte edhe mundësia teorike e një kryengritje revolucionare.

Çështja e të ashtuquajturit proces i paqes me Serbinë, ishte në qendër të intrigave që çuan në përmbysjen e qeverisë së Kurtit vitin e kaluar. Gjatë fushatës zgjedhore, Kurti ka apeluar dhe nxitur edhe idenë për bashkim me Shqipërinë, pa dëmtuar pakicat kombëtare në Kosovë. Si gjithnjë, ai ka bërë të ditur se mbetet i përkushtuar për dialog me serbët lokal; kjo, sipas tij, është më e rëndësishme sesa "dialogu" me qeverinë e Beogradit.

Për marksistët, e drejta kombëtare për vetëvendosje është një e drejtë demokratike. Kjo duhet të zbatohet edhe për Kosovën, veçanërisht nëse të gjitha shtetet kryesore imperialiste pledojnë vazhdimisht kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, madje edhe kërcnojnë hapur. Sigurisht, ata preferojnë shtetet e vogla në Ballkan, sepse vetëm ashtu janë më të aftë të sundojnë mbi shtetet e vogla. Shfrytëzuesit nuk duan një bashkim të klasës punëtore dhe forcave të majta në Shqipëri dhe Kosovë, e lëre më bashkimin e klasës punëtore rreth një programi revolucionar socialist në të gjithë Ballkanin.

Sidoqoftë, çështja e vetëvendosjes kombëtare nuk mund të shihet nga një këndvështrim thjesht etnik. Në kontekstin e Ballkanit, kjo mund të ketë efekte jashtëzakonisht reaksionare. Një bashkim i Kosovës dhe Shqipërisë mbi baza kapitaliste, nuk do të zgjidhte problemet e klasës punëtore as në Kosovë dhe as në Shqipëri. Kapitalistët, si dhe plaçkitësit imperialistë të pasurisë së këtyre vendeve, do të kundërshtojnë reformat e vërteta progresive me të gjitha mjetet e mundshme. Mbi të gjitha, vitet e fundit minatorëve dhe punëtorëve të rafinerive e pusave të naftës në Shqipëri, u është dashur gjithnjë e më shumë të luftojnë për të drejtat e tyre dhe për shpronësimin e pronarëve të minierave. Pra, shenjat tregojnë për një intensifikim të luftës së klasave, për ndryshime dhe goditje dhe lëkundje tektonike, që do ët mund të reflektonin edhe në shtett fqinj.

Join Us

Join the International Marxist Tendency and help build a revolutionary organisation to participate in the struggle for socialism worldwide!

In order to join fill in this form and we will get back to you as soon as possible.